Varka e Rilindjes ka futur aq shumë ujë, fundosjen nuk e shmang as fuqia e djallit që e drejton

59

Edhe pak orë na ndajnë nga seanca plenare, ku maxhoranca e Rilindjes kërkon të kalojë ndryshimet kushtetuese, sipas draftit mafioz personal që ka hartuar. Kjo qeveri e kapur dhe e refuzuar me kohë nga shqiptarët, do bëjë edhe aktin e fundit për të vulosur që ia ka rrëmbyer demokracinë këtij vendi dhe e ka vënë në shërbim të krimit dhe korrupsionit.

Edhe pse përditë ambasadorët e nderuar të vendeve partnerë strategjike të Shqipërisë, kanë dhënë ultimatum që të mos preket marrëveshja e 5 qershorit, ky njeri mafioz që pretendon se është Kryeministër, ka urdhëruar ushtarët e tij të votojnë një draft që nuk reflekton në asnjë rresht, asnjë propozim dhe dakordësi të opozites së bashkuar.

A e di ky i ”sëmurë mendor” që këto ndryshime nuk mund të bëhen 6 muaj para zgjedhjeve. Mbi këtë logjikë, opozita e bashkuar kërkoi që të merret ekspertiza e OSBE/ODIHR, por ky Kryemafioz po bën çdo gjë i vetëm duke shfrytëzuar faktin mjeran që ka votat për ta kaluar me shumicë të thjeshtë në Parlament.

Unë i bëj thirrje, nëse jam ende në kohë sigurisht, Opozites parlamentare, te tregoje neser qe nuk eshte e kapur apo e blere nga Rilindja mafioze. Qellimi i vetem i Kryemafiozit Rama, eshte pengimi i koalicionit te madh PD-LSI, sepse eshte i tmerruar nga goditja fatale qe do marre me 25 Prill.

Drafti mafioz i PS-së, gjoja për lista të hapura, është i hartuar në mënyrë të tillë saqë do të jenë edhe më të mbyllura seç ishin. I bëj thirrje shoqërisë civile, socialisteëve të zhgënjyer, opozitarëve, të ngrihen në revolucion, sepse nëse nesër Kryemafiozi Rama kalon i vetëm atë draft mafioz, pranvera e shqiptarëve duket e largët. Vetëm listat e hapura 100% janë tregues të një demokracie të shëndetshme.

Deklaratat dhe veprimet koherente të Presidentit, janë dëshmi e betimit mbi Kushtetutë, të respektimit të një shteti sovran e në mbrojtje të interesave të vendit, por Kryemafiozi as sheh e as dëgjon më sepse pakti me krimin i ka lidhur këmbë e duar. Presidenti po i del në ëndërr Ramziut, sepse së bashku me shqiptarët, do të jetë fundi i Rilindjes së krimit, Rilindjes së korrupsionit që e ka shpopulluar vendin.

Koha për të shpëtuar garën e ndershme të 25 Prillit, që do i kthejë shpresën shqiptarëve dhe do çojë para përgjegjësisë dëmtuesin më të madh të këtij vendi, Kryemafiozin Rama dhe shpurën e tij të zezë, është TANI! Rotacioni më 25 Prill, i pashmangshëm, pavarësisht marifeteve mafioze të Rilindjes! Nga: Lefter Maliqi