Tjetër aksident i rëndë në aksin Tiranë-Elbasan, makinat përplasen “kokë më kokë”

598

Një aksident është shënuar ditën e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, ku kanë mbetur të plagosur dy persona.

Ngjarja ndodhi në orë e para të paradites së sotme në afërsi të “Tunelit të Kërrabës”.

Nga të dhënat e para raportohet se në aksident janë përfshirë dy automjete, teksa njëra ka devijuar rrugën dhe ka përplasur mjetin tjetër.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.