Infektohet Rudina Hajdari: Ju lutem merreni seriozisht këtë sëmundje

270

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari rezultoi pozitive me koronavirus. Lajmin e dha vetë Hajdari në “Facebook”. Ajo tregoi se po përjeton simptoma të lehta të sëmundjes dhe tha se do të qëndrojë e izoluar në shtëpi.

Pavarësisht kësaj, Hajdari theksoi se nuk do të mungojë puna online, ndërsa bëri thirrje për të gjithë qytetarët që ta marrin seriozisht sëmundjen e të bëjnë kujdes.

“Mbas shfaqjes së disa simptomave, jam testuar dhe kam rezultuar pozitive me Covid19. Fatmirësisht deri tani simptomat janë të lehta dhe të përballueshme, por do më duhet të izolohem për të ruajtur shëndetin e familjarëve, bashkëpunëtorëve dhe mbështetësve. Nga sot e deri kur rezultatet të ridalin negative, do të punoj nga shtëpia dhe do të mund të takohemi vetëm online. Do mundohem të përdor sa më shumë teknologjinë për të kompesuar mungesën fizike dhe ta shfrytëzoj këtë kohë për të zhvilluar ide dhe projekte të reja. Ju lutem shumë merreni seriozisht këtë sëmundje dhe masat mbrojtëse ndaj saj. Ruajuni për veten dhe familjet tuaja. Ju uroj shëndet të gjithëve ”