Historia e lidhjes së Dua Lipas dhe Anwar Hadid është ndryshe nga sa e keni menduar.

352

Dua Lipa vetëm pak kohë më parë i dha fund lidhjes me Isaac Carew me të cilin kishte shumë vite e lidhur dhe tani po shijon lidhjen me modelin e suksesshëm 20 vjeçar Anwar Hadid. Nëpërmjet postimeve të ndryshme kanë treguar se po e shijojnë në maksimum lidhjen dhe janë super të dashuruar.

Të gjithë fansat u bën kurioz të dinin se nëse ata janë njohur kur Dua dhe Isaac ishin të lidhur. Burime për TMZ kanë treguar së fundmi se ajo që e bëri bashkë Duan dhe Anwar ishte muzika. Modeli i njohur është fans i vjetër i muzikës së Duas, ndërsa edhe këngëtarja nga ana tjetër e pëlqen muzikën që Anwar bën në kohën e tij të lirë.

Në muajin qershor, në momentin që dolën lajmet se marrëdhënia e Duas dhe Isaac ishte në krizë, Anwar bëri të pamundurën që të bindte Duan për një takim. Pas atij takimi, dyshja u bë shpesh herë me njëri-tjetrin deri sa në fund pranuan dhe lidhjen e tyre.