Cakaj bën gafën për Shenjtërimin e Nënë Terezës.

379

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka bërë një gafë ditën e sotme. Në kuadër të përvjetorit të Shenjtërimit të Nënë Terezës, Cakaj ka bërë një status në rrjetet sociale ku shkruan për bekimin dhe mirësinë e pakufishme që vijon të sjellë Nënë Tereza edhe pse nuk është më mes nesh.

Por ministri mesa duket është ngatërruar me kohën që ka kaluar dhe e ka cilësuar 5 vjetor, ndërkohë që shenjtërimi i Nënë Terezës ka vetëm tre vite që është bërë.

Sot është pesëvjetori i shenjtërimit të Nënës që vazhdon të sjellë bekim të pakursyer nga atje lart, përkujdesje të përditshme, mirësi të pakufishme e frymëzim të solidaritetit të pamatshëm për gjithsecilin prej nesh këtu poshtë! #motherteresa, shkruan Cakaj në rrjetet sociale krahas fotos së Nënë Terezës.

Në fakt shenjtërimi i Nënë Terezës u bë më datë 5 shtator në vitin 2016 në një ceremoni madhështore në Kishën e Shenjtë në Vatikan. Nëna e njohur në të gjithë botën njihet për mrekullitë e shërimit.