Kida pranon se është në lidhje vetëm me…

667

Kida është një prej këngëtareve shqiptare më të talentuara e cila ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm dhe pse në moshë mjaft të re. Së fundmi këngëtarja ka vazhduar një aventurë të re muzikore, pa labelin ON Records në krahët e saj. Këngëtarja ka qenë e ftuar në rubrikën e fundit të “Prive” dhe ka folur për atë që mund ta quajmë kapitullin e ri në jetën e saj.

Edhe pse ka plot vite në shtypin rozë, Kida kurrë nuk i ka prezantuar publikut ndonjë lidhje të saj dashurore, për këtë arsye kurioziteti është i madh. Ndërsa këngëtarja e pyetur për një histori dashurie, në fillim ishte shpresëdhënëse, por na zhgënjeu sërish me vazhdimin e fjalisë, pasi e vetmja gjë sipas saj që ajo është në një lidhje është muzika:

Kida është në lidhje me muzikën. Përnime nuk jam në lidhje. Shumica ma bëjnë këtë pyetje, por nëse ka diçka edhe ju do ta dini dhe do e shihni nëpër fotografitë e mia. Jam e re dhe kam nevojë të punoj shumë. Të martohem kam kohë shumë”, ka deklaruar Kida. Gjithsesi dyshimet për këngëtaren po shtohen shumë kohëve të fundit.