Rita Ora dhe Bebe Rexha refuzojnë ftesën për të marrë pjesë në Sunny Hill Festival.

341

Është viti i tretë që organizohet Sunny Hill Festival. Në koncertin 3 ditor që do të organizohet në Gërmia Park në Prishtinë më 2.3 dhe 4 gusht, do të performojnë mbi 30 artistë, shqiptarë e të huaj.

Evenimenti i organizuar nga këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa, është menduar si një formë për të njohur botën me traditat, kulturën muzikën kosovare.

Miley Cyrus dhe Calvin Harris janë dy emrat e njohur që kanë konfirmuar pjesmarrjet për të performuar në Prishtinë.

Duket se dy artistet shqiptare me famë botërore, Rita Ora dhe Bebe Rexha kanë refuzuar të jenë të pranishme në Sunny Hill Festival, ndonëse Dukagjin Lipa jua ka çuar ftesat.

Ora dhe Rexha nuk kanë dhënë asnjë arsye për mospjesmarrjen, por axhenda e ngjeshur e artisteve mund ti ketë penguar ato të marrin pjesë në koncertin e bamirësisë.

Kujtojmë që të ardhurat që mblidhen nga ky Festival shkojnë të gjitha për bamirësi.