Moti për ditën e premte, 24 maj 2019

325

Shqipëria këtë të premte mbetet nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare ku më të dukshme kthjellimet paraqiten në Ultësirën Perëndimore.

Mesdita dhe në vijim sjellim shtim të vranësirave duke gjeneruar herë pas here shira afatshkurtër, ku në veri dhe në zonat lindore marin formë rrebeshi.

Era do fryjë me shpejtësi 35-40 km/h kryesisht nga drejtimet veriperëndimore duke gjeneruar në det dallgëzim 3-4 ballë.

Temperaturat e ajrit ulen në të dy vlerat ditore duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 8 °C deri në 25-26 °C.