Ylli i vogël shqiptar që po shkëlqen në Francë.

330

Është një nga këngëtaret më të talentuara në mbarë vendin. Erza Muqolli edhe pse e re në moshë karriera e saj po kalon edhe jashtë kufijëve shqiptarë.

Ajo cilësohet për zërin e saj të veçantë dhe për pjesmarrje të suksesshme në skenën e muzikës.

Vajza shqiptare e cila në Francë tanimë është ndër fëmijët që merr vëmendjen më të madhe të mediave dhe publikut me projektet e saj muzikore ka qenë e pranishme në Radio Scoop Music Tour 2019.

Koncerti më i madh veror në Francë këtë vit ka mirëpritur Erzën dhe artistët e tjerë të njohur si Francë, Bilal Hassani, Mika, Danke, Clara Luciani e artistë tjerë.

Erza ka kënduar para 40 mijë të pranishmëve në koncert këngën e saj Je chanterai dhe versionin e saj të Back to black nga Amy Winehouse.