Shkrumbohet banesa / Pas babait, nxirret trupi i pajetë i djalit

217

Disa orë pasi u nxor i pajetë Jani Vangjeli, policia dhe zjarrfikësit nxorën edhe trupin e pajetë të djalit të tij, Mateo.

Babë i bir u dogjën pasi shtëpia e tyre u përfshi nga flakët në mesnatë, duke djegur edhe dy banesa të tjera aty pranë dhe hyrjen në një pallat.

Jani Vangjeli humbi jetën në moshën 61-vjeçare, kurse djali i tij në moshën 36-vjeçare. Jani Vangjeli ishte i paralizuar.

Ndërkohë, dyshimet janë për një viktimë të tretë, që mendohet të jetë shoku i Mateo Vangjelit.