Shërohet nga koronavirusi, këngëtarja shqiptare po shijon pushimet në Sarandë.

284

Këngëtarja shqiptare Adelina Thaçi bëri të ditur nëpërmjet rrjeteve sociale një muaj më parë se ishte prekur nga Covid-19, edhe pse ishte treguar shumë e kujdesshme. Ajo rrëfeu se kishte qëndruar në shtëpi për 3 muaj, ndërsa muajin e fundit që kishte dalë ishte gjithë kohën e pajisur me masa mbrojtëse.

Këngëtarja tha se kishte simptoma si: lodhje e trupit, dhimbje të syve, kokës dhe qafës, si dhe temperaturë 37.5. Ajo gjithashtu nuk i kurseu kritikat ndaj atyre që e dinë dhe e fshehin faktin që janë të infektuar.

Ju lutem mos fshihni që jeni me virus, mos dilni pa masa mbrojtëse, e ju njerëz që e fshihni duhet tju vijë turp, e që e di që jeni të shumtë, shkruante ndër të tjera ajo.