Këto janë aplikacionet më të famshme për iPhone në 2018, sipas Apple

542

Apple sapo ka prezantuar listën me aplikacionet më të shkarkuara të vitit 2018 dhe YouTube ka marrë vendin e parë, duke ja kaluar Facebook-ut, Instagram-it dhe Snapchat-it.

YouTube ka zënë vendin e tretë vitin e kaluar, kur Bitmoji dhe Snapchat ishin nr. 1 dhe nr. 2 në listë përkatësisht. Këtë vit, Snapchat kaloi në vend të tretë dhe Bitmoji në vend të gjashtë, ndërsa Instagrami zë vendin e dytë.
Këto janë 20 aplikacionet më të shkarkuara këtë vit, sipas Apple:

1. YouTube
2. Instagram
3. Snapchat
4. Messenger
5. Facebook
6. Bitmoji
7. Netflix
8. Google Maps
9. Gmail
10. Spotify Music
11. Amazon
12. Uber
13. WhatsApp Messenger
14. Pandora
15. Wish
16. TikTok
17. Cash App
18. Google Photos
19. Google Chrome
20. Twitter

Edhe pse nuk kemi shumë surpriza në këtë listë, është e rëndësishme të vihet në dukje që tani YouTube ka kaluar Instagram-in dhe Snapchat-in. Edhe pse nuk është aplikacion i ri, ashtu siç e dimë të gjithë, YouTube po vazhdon të bëhet aplikacioni social më konkurrent për kompanitë e mediave. Gjatë muajve të hershëm të këtij viti, një sondazh doli në përfundimin që YouTube-i është aplikacioni që përdoret më së shumti nga adoleshentët.

Dy shtesa të dukshme këtë vit përfshijnë aplikacionin TikTok, aplikacioni muzikor i cili më parë njihej si Musicall.y, dhe Cash App, aplikacioni për pagesë.

Ashtu si vitin e kaluar, Apple gjithashtu ka prezantuar një listë me videolojërat më të shkarkuara në 2018. Ato janë:

1. Fortnite
2. Helix Jump
3. Rise Up
4. PUBG MOBILE
5. Hole.io
6. Love Balls
7. Snake VS Block
8. Rules of Survival
9. ROBLOX
10. Dune!
11. Subway Surfers
12. Episode
13. Word Link
14. Toon Blast
15. Color Road!
16. HQ Trivia
17. Twisty Road!
18. 8 Ball Pool™
19. Kick the Buddy
20. Sniper 3D Assassin: Gun Games

Gjithashtu, editorët e App Store-it kanë deklaruar zgjedhjet e tyre personalie si aplikacionet më të mira të vitit. Ata emëruan aplikacionin për vizatim, Procreate Pocket, si aplikacionin më të mirë të vitit dhe Donut Country si lojën më zbavitëse.