Nje media shqiptare prej disa ditësh ndodhet në Ukrainë ku kanë ndjekur nga afër situatën në të cilën ndodhet vendi si pasojë e konfliktit me Rusinë.
Gazetarja e ABC në raportimin e saj thekson se gjatë udhëtimit të tyre për në Tuz, kanë parë shumë kamionë dhe makina ushtrie që janë drejtuar në drejtim të Odessas.
Ndërkohë një banorë e zonës është shprehur se Putin është i çmendur pas historisë dhe beson që do të gjejë mbështetje në Odessa.
Sipas saj, presidenti rus për të arritur qëllimin e tij ka bllokuar transportin detar duke sjellë dëm të madh ekonomik për zonën.
“Odessa është padyshim në rrezik sipas imagjinatës presidentit rus, sepse ai është i çmendur pas historisë. Odessa është një vend që i përket Rusisë por nuk ka qenë kurrë një qytet rus dhe është imagjinata e tij e çmenduar që mendon se njerëzit do a mbështesin atë. Faktet kanë treguar se Odessa është e përgatitur për të mbrojtur vendin. Ndërkohë ka një marsh uniteti dhe askush nuk shpreso për pushtim Ai ka vendosur masa hibrite pasi në fillim të javës së kaluar ka bllokuar transportin detar. Përmes kësaj synon që të bëjë një dëm të madh ekonomik dhe të ndikojë”, ka thënë gazetarja Linda Karadaku.
Ndër të tjera gazetarja e ABC bën me dije se në deklaratën e tij të dhënë një ditë më parë presidenti ukrainas ka bërë thirrje fillimisht për mobilizimin e rezervistëve më pas nëse situata përshkallëzo të të gjithë personave mbi 18 vjeç që janë të aftë të jenë pjesë e ushtrisë.