Bekim Balaj vendimtar për Sturm Graz, tund rrjetën dhe e dërgon skuadrën në fazën tjetër të Kupës së Austrisë

25

Bekim Balaj ka gjetur rrugën e rrjetës në Austri. Futbollisti shqiptar ka qenë protagonist ditën e sotme në fitoren e Sturm Graz kundër Hohenems në ndeshjen e vleshme për Kupë.

Sulmuesi shqiptar e ka nisur pjesën e dytë të takimit në mënyrën më të mirë të mundshme. Vetëm 1 minutë pasi nisi fraksioni i dytë i lojës Balaj ka tundur rrjetën kundërshtare.

Ky ishte goli i dytë i përballjes, që rezulton më pas vendimtar, teksa takimi ka përfunduar me rezultatin 1-2 për Sturm Graz. Kështu skuadra austriake ka kaluar në fazën tjetër të 1/8-ve dhe një meritë të madhe e ka futbollisti shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/