Aksidentet/ Shtohen viktimat, ngjarjet më të rënda

306

Mbëmjen e së hënës, rrethrrotullimi i Kolonjës, në rrugën Lushnje Fier, i mori jetën dy të rinjëve, Alteo dhe Jorgest Shabani, kushërinj me njëri tjetrin. Ndërsa 16 vjeçari Alban Doksani, u plagos rëndë në këtë aksident tragjik. Makina me të cilën ata po udhëtonin goditi bordurën anësore dhe më pas fluturoi për rreth 30 metra duke u përplasur me pemët në buzë të rrugës.

Mbrëmjen e së shtunës, në autostradën Durrës Tiranë, një autobuz përplas një motor, drejtuesi i së cilit ishte 25 vjeçari Ramazan Bata. Më pas, 25-vjeçarin e përplas një tjetër makinë e cila e sposton viktimën rreth 1300 metra nga vendi i ngjarjes.

Viktima Ramazan Bata, u spostua pikërisht deri në këtë rrethrrotullin në afërsi të hyrjes së portit në Durrës. Për Alteon, Jorgestin dhe Ramazanin, këto ishin udhëtimet e tyre të fundit, ashtu siç ka qenë për 157 shqiptarë të tjerë përgjatë 9 muajve të këtij viti.

Pavarësisht se numri i aksidenteve ka rënë, në përiudhën janar-shtator të këtij viti kemi pasur 5 më shumë të vdekur se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Edhe shtatori i 2019-ës, ka 11 më shumë të vdekur se shtatori i vitit të shkuar.