Reagimi i Indrit Vokshit, “Nuk ka nevojë Lezha të ketë në bashki një imitues të dobët të Edi Ramës i cili etiketon “kazan mediatik” median lokale”,

261

Pjerin Ndreu, quan “kazan mediatik lokal” median e Lezhës

E para, Lezha nuk ka ndonjë media të fortë sepse rrethanat janë të tilla që nuk e favorizojnë median e fortë: është mungesa e financave për media cilësore dhe mbi të gjitha, frika e gazetarëve nga shantazhi.

Por kaq media sa Lezha ka, në ketë nivel mediatik që e ka, një kryetar bashkie, duhet ta përkrahë median, jo të mundohet ta shantazhojë e ta etiketojë.

Nuk ka nevojë Lezha të ketë në bashki një imitues të dobët të Edi Ramës i cili etiketon “kazan mediatik” median lokale.

Nëse media ka gabuar në rastin e shkollës, shumë lehtë bashkia si institucion mund të sqarojë me gjuhë të civilizuar, të thotë se e vërteta nuk është raportuar drejt, duke parashtruar argumentet e veta. Dhe gabimi duhet të pranohet edhe nga ana e medias (nëse ka gabuar).

Çfarë nevoje kemi për të sharë median e për ta etiketuar “kazan”?

Një gjuhë e tillë nuk përfaqëson stof prej zyrtari shtetëror. Është nën nivelin e Lezhës si qytet mbi 2000 vjeçar.

Titullarët e institucioneve nuk duhet të lejojnë tiu përmbyten arsyeja dhe qetësia.