Nobelisti Peter Handke shpallet “non grata” në Kosovë e Bosnjë Hercegovinë

110

Fituesi i çmimit NOBEL ne letërsi për vitin 2019, Peter Handke është shpallur person i padëshiruar ne Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

 

Ministri i jashtëm, Behgjet Pacolli deklaroi ne rrjetet sociale se shkrimtari Handke dhe komiteti i NOBEL-it treguan mungese respekti ndaj viktimave te genocidit.

 

Te njëjtin qëndrim shprehu edhe asambleja e rajonit autonom serb ne Bosnjë e cila miratoi një deklarate, ku thuhet se vizita e mundshme e Handkes do te shkaktonte zemërim dhe poshtërim të të gjitha viktimave.

 

Qindra veta protestuan ne Stokholm kundër ndarjes se këtij çmimi, ndërsa ambasadoret e Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës, Maqedonisë se Veriut dhe Turqisë, bojkotuan ceremoninë.

 

Kritiket e quajnë autorin Handke, mohues te genocidit duke vene ne pah lidhjet e tij me Sllobodan Millosheviçin, deklaratat ne mbrojtje te nacionalizmit serb dhe kundër ndërhyrjes se NATO-s ne Kosovë.