“Në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë”, ushtari i Gardës Kombëtare të Ukrainës lyen plumbat me dhjam derri për të vrarë çeçenët

Një video e publikuar në llogarinë në Twitter të Gardës Kombëtare të Ukrainës tregon momentin kur një ushtar lyen plumbat me dhjam derri, për të vrarë ushtarët çeçenë që janë dërguar për të luftuar krah rusëve në Ukrainë.

Edhe pse video nuk është verifikuar si autentike, ajo është shpërndarë nga faqja e verifikuar në Twitter e Gardës Kombëtare. Twitter gjithsesi ka vendosur një shënim në video, duke thënë se materiali shkel rregullat e platformës për gjuhën e urrejtjes, por në interes të informacionit publik, video nuk është fshirë.

Në video, ushtari dëgjohet të thotë: “Të dashur vëllezër myslimanë, në vendin tonë nuk do të shkoni në Parajsë. Ju lutem shkoni në shtëpi. Këtu do të hasni në probleme”.

https://pbs.twimg.com/ext_tw_video_thumb/1497924130137595911/pu/img/udZ2oK0b8wyLhlNb.jpg

Sipas informacionit të publikuar në faqen e Gardës Kombëtare të Ukrainës, bëhet fjalë për një ushtar të regjimentit Azov, një pjesë e ushtrisë ukrainase që është akuzuar disa herë nga Rusia për prirje neonaziste.

Kjo llogari ka publikuar disa herë materiale video dhe foto që përpiqen të frymëzojnë, shpesh edhe përmes memeve, ushtarët dhe popullin ukrainas, që ndodhet sot në ditën e pestë të luftimeve, pas nisjes së sulmit rus.

Rusët godasin popullsinë civile/ Shpërthimi i fuqishëm në Kiev, mes të plagosurve edhe kryebashkiaku

Nga shpërthimi i fuqishëm i disa minutave më parë në veri të Kievit ka mbetur i plagosur edhe kryebashkiaku i Brovary-t, Ihor Sapozhko.

Avionët rusë goditën me raketa qendrën ushtarake të komunikimit me radar në Kiev, teksa raportohet se përveç kryebashkiakut, ka patur edhe disa persona të tjerë të plagosur.

Qytetarët e Kievit janë strehuar në metrotë e qytetit dhe në vendstrehime të tjera për t’i shpëtuar predhave që godasin pa pushim qytetin.

Përfundojnë bisedimet mes Rusisë e Ukrainës në Bjellorusi: Kievi kërkoi tërheqjen urgjente të trupave ruse

Kanë përfunduar bisedimet Rusi-Ukrainë.

Mediat ruse shkruajnë se delegacioni ukrainas ka kërkuar nga Rusia tërheqjen e trupave të saj.

Nuk dihet nëse palët kanë arritur një marrëveshje dhe çfarë hapi do të merret në orët në vazhdim. Kujtojmë që lufta në Ukrainë ka nisur mëngjesin e 24 shkurtit.

Putini urdhëroi ushtrinë e tij që të avanconte në Ukrainë, me synimin për të marrë kryeqytetit, Kiev.

Mirëpo, në kryeqytet, forcat ruse kanë hasur rezistencën e ushtrisë dhe forcave vullnetare, që po luftojnë për të ruajtur pronat e tyre. Ata kanë raportuar se gjatë këtyre luftimeve, i kanë shkaktuar humbje të mëdha palës ruse.

Shpërdorim detyre dhe falsifikim / Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Armando Dukën, Ilir Shulkun dhe Koço Kokëdhimën!

Gjykata e Tiranës pezullon nga detyra Dukën, Shulkun dhe Kokëdhimën për shperdorim detyre dhe falsifikim

Vendimi :

1.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ardian Haçi,atë të Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

2.Pranimin e kërkesës

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Ilir Shulku, atë të Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

3.Pranimin e kërkesës.

-Caktimin si masë sigurimi ndalues ndaj personit nën hetim Armando Duka, atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

4.Rrëzimin e kërkesës për caktimin si masë sigurimi ndaluese ndaj personit nën hetim Koço Kokëdhima,atë të “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” të parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

5.Vendimi t’i njoftohet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6.Vendimi t’i njoftohet personave nën hetim Ardian Afrim Haçi, Ilir Ismail Shulku, Armando Enver  Duka dhe  Koço Theodhori Kokëdhima.

7.Kundër këtij vendimi për caktimin e masës së sigurimit lejohet ankim brënda 5 (pesë)ditëve duke filluar ky afat nga njoftimi i vendimit të Gjykatës.

“Të thashë fike, s’dëgjon”/ Mediat nxirren jashtë, ç’po ndodh në takimin mes delegatëve rusë dhe ukrainas

Delegatët rusë dhe ukrainas janë ulur në një tryezë në Bjellorusi mesditën e së hënës për të arritur një marrëveshje për ndërprerjen e luftës.

Ministri i Jashtëm i Bjellorusisë, Vladimir Makei mirëpriti delegacionet dhe pasi u ulën në tryezë, ai iu drejtua pjesëmarrësve në takim: “Ju mund të ndiheni plotësisht të sigurt këtu”

Pas fjalimit të tij drejtuar zyrtarë të rangut të lartë të dy delegacioneve, mediat u nxorën jashtë.

https://twitter.com/nexta_tv/status/1498256288664498182?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1498256288664498182%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fjavanews.al%2Fte-thashe-fike-sdegjon-mediat-nxirren-jashte-cpo-ndodh-ne-takimin-mes-delegateve-ruse-dhe-ukrainas%2F

“Tradhëtia” vazhdon! Presidentin Putin duket se po e pret “pranvera e vetmisë së madhe”. Pas mikut të tij Erdogan, që e ka “lënë pas dore”, edhe Kina komuniste i ka “shkelur syrin” Perëndimit dhe po merr kthesë në qëndrimet e saj!

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është futur në ditën e pestë të saj dhe numri i viktimave në të dyja kampet sa vjen e rritet.

Autoritetet ukrainase raportuan ditën e sotme për mbi 5 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe për mbi 200 tanke të shkatërruara.

Tanke ruse të shkatërruar

Nga ana tjetër, ditën e sotme pritet të mbahen edhe negociatat mes delegacioneve ruse e ukrainase në kufirin me Bjellorusinë.

Presidenti Zelensky megjithëse shprehet jooptimist për këto negociata, pasi Bjellorusia nuk ju përmbajt paktit të ditës së djeshme që të ndalonte sulmet nga territori i saj mbi Ukrainë, tha se po e bënte këtë vetëm e vetëm për t’i treguar popullit se qeveria e tij po bënte gjithçka për ta ndaluar luftën.

Por duket se Rusia nuk i ka ndalur sulmet as natën e mbrëmshme dhe sipas mediave të huaja përflitet se ka dërguar 400-500 mercenarë për të kapur presidentin ukrainas Zelensky dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Ushtarë mercenarë çeçenë

Europa duket më e bashkuar se kurrë në vendimmarrjet e përbashkëta për të sanksionuar Rusinë dhe për ndihmuar Ukrainën me armë dhe para.

Vendet e BE-së, kanë vendosur sanksione aq të ashpra ndaj Rusisë dhe kanë marrë vendime aq të forta, sa një javë më parë as që mund të imagjinoheshin.

Por nga ana tjetër Vladimir Putini po “tradhëtohet” edhe nga aleatët e tij të dikurshëm.

Ishte në fillim Turqia që dënoi sulmin rus mbi Ukrainë dhe miku i tij Erdogan që po shtrëngon masat anti-Putin gradualisht në varësi edhe të situatës botërore.

Putin dhe Erdogan

Së fundmi, pas kërcënimit të presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore, duket se edhe qëndrimi i Kinës po merr një tjetër kthesë.

Kina fillimisht nuk pranoi t’i bashkohej sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, dhe luajti një lojë të dyfishtë, nga njëra anë duke thënë se respektonte sovranitetin e secilit komb, përfshi edhe Ukrainën dhe nga ana tjetër, duke i paraqitur vendeve perëndimore si të drejtë ankesën e Putinit se NATO po zgjerohej më shumë seç duhej në Lindje.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka bërë thirrje që të gjitha palët në konflikt të ruajnë qetësinë, pas paralajmërimit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore, raportoi Routers.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi

Ai vazhdimisht ka bërë thirrje për dialog mes palëve.

Pas një bisede ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, Kina tha se Putini ishte i gatshëm të përfshihej në dialog “të nivelit të lartë” me Ukrainën.

Momentalisht është vendosur se Rusia dhe Ukraina u pajtuan që të takohen pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe sipas burimeve nga mediat e huaja takimi sapo ka nisur.

Vendtakimi mes delegacioneve ruse e ukrainase

Pra Kina po e shikon se Rusia po krijon pakënaqësi të mëdha në Perëndim dhe mbajtja e linjës së Putinit nuk i leverdis presidentit Xi, pasi vendi i tij, Europën e ka si partner kryesor tregtar.

Kjo ka bërë që vendi komunist të mbajë një linjë më të butë dhe të lërë hapësirë për të luajtur.

Duket se presidenti kinez u kap në befasi nga sulmi rus mbi Ukrainë, kur atij ky vit i duhej i qetë e i begatë, edhe për vetë faktin se në shtator e pret rizgjedhja në krye të shtetit për një mandat të tretë.

Mbështetja e putinit dhe marrja e kostove diplomatike e ekonomike prej tij, do i trondiste edhe pozitat e Xi Jinping në Kinë.

Xi Jinping në takim me Partinë Komuniste kineze

Ukraina tregon numrin e ushtarëve të vrarë deri tani

Ministria e Mbrojtjes së Ukrainës, ka publikuar shifrat e fundit të përditësuara me numrin e viktimave në konfliktin me Rusinë.

Sipas kësaj ministrie deri tani janë vrarë 5.300 ushtarë rusë, janë rrëzuar 29 avionë, 29 helikopterë dhe 191 tanke.

Ky është përditësimi i orëve të hershme të mëngjesit, për 5 ditë prej kur ka filluar konflikti..

Aeroplanët: 29

Helikopterë: 29
Tanket: 191
AFV: 816
Copa artilerie: 74
SAM Buk: 1
MLRS: 21
Mjete transporti: 291
UAV: 3
Anije/varka: 2
Mbrojtje ajrore: 5

Kujtojmë se Rusia e Ukraina sot pritet të fillojnë negociatat për paqe në një takim që pritet të zhvillohet në kufirin Ukrainë-Bjellorusi.

Ky takim vjen pas sanksioneve të ashpra me të cilat po përballet Rusia, derisa shtetet e mëdha dhe aleatët e shumtë kanë ndihmuar Ukrainën me mjete të ndryshme, duke kërkuar nga Putin që të heq dorë nga pushtimi i Ukrainës.

Fotoja që bëri xhiron e botës, 80-vjeçari në luftë për nipërit

Një foto në të cilën shfaqet një 80-vjeçar po bën xhiron e rrjetit, kjo pasi i moshuari u paraqit për t’u bashkuar me ushtrinë ukrainase, duke mbajtur me vete një çantë dore të vogël në të cilën kishte futur 2 bluza, një palë pantallona shtesë, një furçë dhëmbësh dhe disa sanduiç për drekë.

Ai tha se po e bënte këtë gjë për nipërit e tij.

Kryebashkiaku Vitali Klitschko lëshon alarmin: Kievi është i rrethuar, askush nuk evakuohet dot!

Beteja përfundimtare e rusëve është marrja e Kievit.

Tashmë askush nuk do të mund të largohet nga kryeqyteti. Alarmi është lëshuar nga kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko. Sipas Klitschkos, Kievi është i gjithi i rrethuar dhe qytetarët që duan të evakuohen nga aty, nuk mund të largohen.

“Kiev është i rrethuar dhe evakuimi nga qyteti është i pamundur,”- është shprehur kryetari i Bashkisë së Kievit Vitali Klitschko. Më herët Klitschko, është shprehur se nga sulmet ka pasur humbje në njërëz, mes tyre edhe fëmijë.

Horoskopi Sot, e hënë 28 shkurt 2022

Dashi

Disa persona të kësaj shenje duhet të përgatiten për t’u angazhuar fort në punë. Ndoshta do të duhet të bashkëpunosh ngushtë me një prej kolegëve. Mund të përballeni me një konflikt në familje për shkak të diferencave me bashkëshortin/bashkëshorten tuaj.

Demi

Është dita e duhur për t’iu përkushtuar vetes suaj. Madje do të harroni edhe problemet e pazgjidhura. Do të jeni i pranishëm në një event, në të cilin nuk e kishit menduar asnjëherë se do të bëheshit pjesë. Mungesa e iniciativës nuk do të mirëpritet në marrëdhëniet personale.

Binjakët

Binjakët do të ndihen mjaft të relaksuar gjatë ditës së nesërme. Ka gjasa të zgjidhen disa prej problemeve tuaja. Veproni në përputhje me rrethanat dhe bëni kujdes me sjelljen. Mos u tregoni shumë të sinqertë me persona që nuk i besoni plotësisht.

Gaforrja

Mos u sillni si fëmijë duke u bërë kapriçoz. Mund të përballeni me një pyetje të vështirë, përgjigjen e së cilës do ta keni në të ardhmen. Merrini vendimet me qetësi dhe seriozitet. Sa i përket lidhjes suaj romantike, nesër do t’ju bëhet një surprizë shumë e këndshme.

Luani

Luanët do të jenë shumë spontan nesër. Ka gjasa të përballeni me disa probleme
shëndetësore dhe duhet t’i merrni për bazë mbi të gjitha nëse keni bërë ndonjë plan të caktuar. Në mbrëmje mund të takoheni me dikë, të cilin keni vite pa e parë.

Virgjëresha

Të lindurit e kësaj shenje do të përjetojnë disa shqetësime gjatë ditës së nesërme. Kjo vlen si për anën profesionale ashtu edhe atë personale. Mund të përballeni edhe me një deficit financiar, çfarë mund të sjellë anulimin e një prej planeve tuaja.

Peshorja

Disa Peshore do të kenë dëshirë t’iu shmangen problemeve. Do të bënit mirë të ndërmerrnit një udhëtim të shkurtër. Mund të takoni dikë, që do t’ju ngjallë mjaft interes.

Akrepi

Disa Akrepë do të marrin një ofertë tunduese pune. Në dashuri nuk priten ndryshime. Megjithatë është koha e duhur për të kënaqur partnerin/partneren tuaj. Beqarët e kësaj shenje rekomandohen të mos refuzojnë ndjenjat e dikujt që do shprehë interes ndaj jush.

Shigjetari

Gjatë ditës së nesërme fati do t’ju lejojë të bëni një pushim nga problemet e pazgjidhura, përgjegjësitë apo mosmarrëveshjet me të afërmit. Është koha e duhur për të gjetur një stil të ri, për të ndryshuar veshjen tuaj apo për të menduar më shumë për shëndetin. Shmangni personat që iu afrohen për interes dhe refuzoni kërkesat për borxh.

Bricjapi

Të lindurit e kësaj shenje do të ngjallin mjaft interes nesër. Ka gjasa të vlerësoheni shumë mirë profesionalisht. Sa i përket jetës personale, mund të përballeni me një konfuzion, ndaj është e rëndësishme që të mos fshihni gjithçka që po ndodh në shpirtin tuaj. Mundohuni të zgjidhini problemet përmes dialogut të sinqertë.

Ujori

Dita e nesërme për Ujorët mund të jetë pak e mundimshme dhe kjo për shkak të një situate ku ju do të përfshiheni. Ndaj këshillohet që t’i jepni pak ngjyra gjendjes suaj emocionale, në mënyrë që dita të shkojë siç duhet. Por pavarësisht këtyre, nëse ju do të arrini të shihni botën pozitivisht, dita e enjte do t’ju sjellë fat të mirë si në punët personale dhe ato profesionale.

Peshqit

Peshqit këshillohen që gjatë ditës së nesërme të kontrollojnë gjendjen emocionale. Jepini prioritet çështjeve që ju japin kënaqësi dhe ndjenja pozitive. Gjithashtu, këshillohet që të provoni aftësitë tuaj në sporte, art, apo sipërmarrje.