“Tradhëtia” vazhdon! Presidentin Putin duket se po e pret “pranvera e vetmisë së madhe”. Pas mikut të tij Erdogan, që e ka “lënë pas dore”, edhe Kina komuniste i ka “shkelur syrin” Perëndimit dhe po merr kthesë në qëndrimet e saj!

490

Lufta mes Ukrainës dhe Rusisë është futur në ditën e pestë të saj dhe numri i viktimave në të dyja kampet sa vjen e rritet.

Autoritetet ukrainase raportuan ditën e sotme për mbi 5 mijë ushtarë rusë të vrarë dhe për mbi 200 tanke të shkatërruara.

Tanke ruse të shkatërruar

Nga ana tjetër, ditën e sotme pritet të mbahen edhe negociatat mes delegacioneve ruse e ukrainase në kufirin me Bjellorusinë.

Presidenti Zelensky megjithëse shprehet jooptimist për këto negociata, pasi Bjellorusia nuk ju përmbajt paktit të ditës së djeshme që të ndalonte sulmet nga territori i saj mbi Ukrainë, tha se po e bënte këtë vetëm e vetëm për t’i treguar popullit se qeveria e tij po bënte gjithçka për ta ndaluar luftën.

Por duket se Rusia nuk i ka ndalur sulmet as natën e mbrëmshme dhe sipas mediave të huaja përflitet se ka dërguar 400-500 mercenarë për të kapur presidentin ukrainas Zelensky dhe anëtarët e qeverisë së tij.

Ushtarë mercenarë çeçenë

Europa duket më e bashkuar se kurrë në vendimmarrjet e përbashkëta për të sanksionuar Rusinë dhe për ndihmuar Ukrainën me armë dhe para.

Vendet e BE-së, kanë vendosur sanksione aq të ashpra ndaj Rusisë dhe kanë marrë vendime aq të forta, sa një javë më parë as që mund të imagjinoheshin.

Por nga ana tjetër Vladimir Putini po “tradhëtohet” edhe nga aleatët e tij të dikurshëm.

Ishte në fillim Turqia që dënoi sulmin rus mbi Ukrainë dhe miku i tij Erdogan që po shtrëngon masat anti-Putin gradualisht në varësi edhe të situatës botërore.

Putin dhe Erdogan

Së fundmi, pas kërcënimit të presidentit rus për përdorimin e armëve bërthamore, duket se edhe qëndrimi i Kinës po merr një tjetër kthesë.

Kina fillimisht nuk pranoi t’i bashkohej sanksioneve të Perëndimit kundër Rusisë, dhe luajti një lojë të dyfishtë, nga njëra anë duke thënë se respektonte sovranitetin e secilit komb, përfshi edhe Ukrainën dhe nga ana tjetër, duke i paraqitur vendeve perëndimore si të drejtë ankesën e Putinit se NATO po zgjerohej më shumë seç duhej në Lindje.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi, ka bërë thirrje që të gjitha palët në konflikt të ruajnë qetësinë, pas paralajmërimit të Putinit për përdorimin e armëve bërthamore, raportoi Routers.

Ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi

Ai vazhdimisht ka bërë thirrje për dialog mes palëve.

Pas një bisede ndërmjet presidentit rus, Vladimir Putin, dhe homologut të tij kinez, Xi Jinping, Kina tha se Putini ishte i gatshëm të përfshihej në dialog “të nivelit të lartë” me Ukrainën.

Momentalisht është vendosur se Rusia dhe Ukraina u pajtuan që të takohen pranë kufirit mes Bjellorusisë dhe Ukrainës dhe sipas burimeve nga mediat e huaja takimi sapo ka nisur.

Vendtakimi mes delegacioneve ruse e ukrainase

Pra Kina po e shikon se Rusia po krijon pakënaqësi të mëdha në Perëndim dhe mbajtja e linjës së Putinit nuk i leverdis presidentit Xi, pasi vendi i tij, Europën e ka si partner kryesor tregtar.

Kjo ka bërë që vendi komunist të mbajë një linjë më të butë dhe të lërë hapësirë për të luajtur.

Duket se presidenti kinez u kap në befasi nga sulmi rus mbi Ukrainë, kur atij ky vit i duhej i qetë e i begatë, edhe për vetë faktin se në shtator e pret rizgjedhja në krye të shtetit për një mandat të tretë.

Mbështetja e putinit dhe marrja e kostove diplomatike e ekonomike prej tij, do i trondiste edhe pozitat e Xi Jinping në Kinë.

Xi Jinping në takim me Partinë Komuniste kineze