Berisha sot në Kamëz, ja si e presin simpatizantët ish-kryeministrin

418

Simpatizantët e ish kryeministrit Berisha po e presin këtë të fundit me daulle e saze!

Ashtu siç edhe ka lajmëruar më herët, Berisha do të mbajë foltoren e radhës në Kamëz, ku qindra simpatizantë janë mbledhur për ta mirëpritur e mbështetur ish kreun e Partisë Demokratike.

Kjo lëvizje e krijuar nga ish kreu historik i PD-së, Sali Berisha erdhi pas dëbimit nga Grupi Parlamentar i PD-së, e tashmë është një luftë e hapur mes këtij të fundit dhe Bashës.

Nga njëra anë Basha është rikthyer me opozitën në Kuvend, nga ana tjetër Berisha ka ndërmarrë një tur nëpër qytete të ndryshme të vendit për të rikthyer parimet bazë të PD-së dhe kundërshtuar aleancën e krijuar Rama-Basha.