Kur do të rikthehet Marina Vjollca në ekran? Flet vetë moderatorja.

552

Që në fillim të sezonit të ri televiziv, në fillim të shtatorit, Marina Vjollca ishte moderatorja më e komentuar që, sipas gjasave, mbeti pa një program të ri në ekran. Pas “C’est la vie”, programi i parë që iu besua Marinës në Tv Klan, moderatorja është përfolur për disa projekte që pritet të nisin.

Por ende nuk ka asgjë konkrete nga moderatorja e njohur e ekranit. Veçse, vetë Marina, më në fund, flet dhe thotë se do të vijë shumë shpejt në ekran.

Gazetari Eraldo Rexho, në një takim të fundit me Marinën për revistën Who, e ka pyetur moderatoren se kur do ta shohim në ekran: “Shumë shpejt…”, – thotë ajo pa dashur të zbulojë më shumë.

Siç është mësuar më herët nga burime pranë Tv Klan, Marina pritet të drejtojë një program të ri që në fokus do të ketë fëmijët. Ende nuk dihet si dhe ç’përmbajtje do të ketë ky produksion, por e sigurt është që Marina do të rikthehet. Shumë shpejt…