Basha me kryesisë e PD: Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare

426

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha këtë të dielë ka mbledhur kryesinë e partisë për të diskutuar në lidhje me organizimin e protestës së 16 marsit.

Në këtë takim behet me dije se kryedemokrati është shprehur se nuk do të lejojnë që vendi të qeveriset nga krimi.

“Largimi i Ramës çështje e emergjencës kombëtare, në vend nuk ka normalitet, për Ramën asnjë minutë qetësi. Shqipëri me parlament monoparti dhe kriminelë dhe qeveri të kapur me krimin, ne nuk pranojmë.”

Gjithashtu në këtë mbledhje janë diskutuar edhe për çështje të organizimit të partisë, si dhe për mënyrat sesi mund të kontaktohen sa më shumë njerëz.