Shkodranët letër ambasadave: Bllokoni konstituimin e këshillit

350

Kryetarja në detyrë e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka treguar se nuk do lëshojë zyrën për Valdrin Pjetrin, i cili u zgjodh prej qytetarëve shkodranë në zgjedhjet e 30 qershorit.

Në të njëjtën linjë me Ademin janë shprehur edhe një grup qytetarësh, të cilët me sa duket kanë nisur lëvizjet duke i kërkuar ambasadave në Tiranë për të ndaluar konstituimin e këshillit bashkiak

BalkanWeb ka mundur të sigurojë letrën, që qytetarët shkodranë i kanë dërguar sot Ambasadës së SHBA, delegacionit të BE-së, ambasadës së Italisë dhe ambasadave të tjera Përmes saj ata kërkojnë që ndërkombëtarët të pengojnë konstituimin e këshillit bashkiak dhe betimin e Valdrin Pjetrit, deri në kohën kur Itali të kthejë një përgjigje për akuzat e ngritur në adresë të tij.

Kujtojmë se Partia Demokratike i është drejtuar disa ditë më parë Prokurorisë me një kërkesë, ku i kërkonte verifikimin e pastërtisë së figurës së Valdrin Pjetrit.