Rama në Durrës: Nesër dua listën e investitorëve, kompanitë e ndërtimit i thërras unë

76

Kryeministri Edi Rama pasditen e kësaj të hëne është takuar me Shtabin e Emergjencave në Durrës, ku ka kërkuar takim me të gjithë investitorët që kanë ndërtuar pallatet që janë të dëmtuara.

Shefi i qeverisë është shprehur se është e rëndësishme që të pastrohen të gjitha inertet nga shembjet e banesave, dhe është një veprim që duhet të bëhet para vitit të ri.

Një gjë tjetër që Rama kërkoi ishte akomodimi i të gjithë të prekurve nga tërmeti në hotele.

“Disa gjëra që nesër duhet të jenë në tavolinë. Lista e investitorëve që kanë ndërtuar pallatet që janë me dëme, por që nga ana strukturore janë OK. Për të cilat grupet e inspektimit thonë që ky riparohet. Këta do thirren të gjithë dhe do ti thuhet bëhu gati që do ti riparosh, jo si të thuash ti, por si të themi ne. Unë dua nesër informacion kush janë këta dhe nga janë këta. Ti që ke marrë detyrën të drejtosh bashkinë deri në zgjedhje do ti thërrasësh ti. Pallatet që janë minus, që janë negativ që ky do shembet, por është problemi i inerteve. Na duhet nesër harta e Durrësit ku janë inertet, do ta pastrojmë para vitit të ri komplet. Siç u pastrua Lana. Kompanitë e ndërtimit do ti thërras unë.

Tjetra inertet do të depozitohen në Porto Romano dhe do fillojë projekti ta heqim atë fushë plehrash dhe ta bëjmë park komplet atje. Tjetra, dua hartën e tokës shtetërore që është në zonën e universitetit, hartën me të gjitha të dhënat. Nesër i dua të gjitha këto. Dakord! Nga nesër të gjithë punonjësit e administratës së Durrësit, në çdo pikë ku ka njerëz do jenë dy persona, gra dhe vajza kryesisht që të rrinë atje dhe ti shpjegojnë me qetësinë më të madhe.”

Gjithashtu kryeministri Rama ka thënë se nuk duhet të vononi asnjë qytetar që ka nevojë për strehim duhet ti dërgoni në hotel.