Basha në krah të Xhelal Mziut: Populli ka fjalën përpara Kryeministrisë, mjetet e tjera janë shteruar

393

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një paralajmërim të fortë gjatë një takimi me banorët e Kamzës në krah të Xhelal Mziut, kur është shprehur se fjala e fundit në protestën e 16 shkurtit përpara Kryeministrisë do t’u takojë vetë qytetarëve, pasi sipas tij çdo mjet tjetër për zgjidhje është shteruar. Sipas Bashës, Shqipëria nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Thirrjet e forta Basha i bëri gjatë një takimi me banorë që u janë përmbytur shtëpitë në Valias të Kamzës.
Politikisht kemi shteruar çdo mjet për zgjidhje. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ne, Partia Demokratike, kemi dalë përballë betejave, duke pasur mbështetjen e qytetarëve edhe të të majtëve, për dekriminalizimin, për ndarjen e politikës nga krimi, për platformën tonë antimafia, për oligarkinë. Që t’jua marrim lekët kudo që t’i kenë, t’ua marrim paratë që ua kanë marrë shqiptarëve dhe t’ua kthejmë shqiptarëve. Ju e keni parë që të gjitha këto beteja politike kanë ndeshur në murin e mohimit nga Edi Rama dhe nga banda me të cilën sundon shqiptarët. Shqipëria sot nuk qeveriset por sundohet nga një bandë. Ne politikisht kemi shteruar çdo mjet për ta zgjidhur këtë. Prandaj sot kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë. Ta zgjidhim siç e zgjidh çdo popull europian. Kemi ardhur t’ju kërkojmë ndihmë, sepse zgjidhja tani nuk është më në duart e një partie politike apo të një aleance opozitare, zgjidhja është në duart e qytetarëve shqiptarë. Ju ftoj që me zgjidhjen në mendjen dhe shpirtin tuaj të vini e të marshoni më 16 shkurt në Tiranë.

Lulzim Basha kryetar i PD
Duke vijuar akuzat ndaj qeverisë, Bashsa tha se Rama ka fituar 4 milionë euro vetëm për një ditë por këto para, sipas tij nuk shkojnë për qytetarët. Qeverisja e tij përkufizohet “Merri shumicës dhe jepi vetes tënde”, tha ai, ndërsa shtoi se qeveria është talluar me familjet e përmbytura, sikurse tallet me të gjithë shqiptarët. “Ndërsa vetë sipas investigimit të medias, me njërëzit dhe famioljarët e tij, 4 milionë euro ka fituar vetëm për një ditë me ujin e KESH-it. Uji, kthehet në mallkim për njerëzit e thjeshtë dhe kthehet në pasurim për Edi Ramën. Kjo është Shqipëria që ka ndërtuar Edi Rama. Kur vjen fjala tek ekonomia, bujqësia, ndihma sociale, apo tek studentët, shëndetësia, qeverisja e Edi Ramës përcaktohet me një fjali “Merri shumicës dhe jepja vetes tënde”. Kjo nuk është qeverisje, kjo është hajdutëri me ligj”, shtoi Basha.
Kreu demokrat prezantoi edhe platformën e PD për ekonominë, shëndetësinë dhe punësimin. “Ne i kuptojmë shumë mirë prioritetet e vendit dhe kemi zgjidhje konkrete për vendin. Kemi zgjidhje për ekonominë që sot është në kolaps për shkak të një njeriu që vjedh brenda një ditë 4 milionë euro nga pasuria publike. Kemi zgjidhje për papunësinë që është plaga më e madhe e familjeve. Nuk kërkojnë mëshirë, nuk kërkojnë lëmoshë. Janë katandisur në këtë ditë, shumë prej këtyre familjeve që nuk marrin ndihmë sociale, sepse nuk ka punë, jo sepse nuk duan të punojnë. Ne kemi zgjidhje për ti dhënë fund papunësisë, për të hapur vende pune me paga dinjitoze. Ne kemi zgjidhje për shëndetësinë që është në kolapsin e vetë më të keq, nga njëra anë sepse lekët e shëndetësisë i marrin 3-4 oligarkë, dhe nga ana tjetër sepse infermierët dhe mjekët po largohen nga Shqipëria. Por këto zgjidhje nuk mund të zbatohen pa marrë një zgjidhje të madhe për problemin që ka Shqipëria”.