Një punonjëse rezidenciale për kujdesin e fëmijëve është dënuar pasi i dërgoi selfie seksuale një djali adoleshent dhe i tha atij se ishte e dashuruar. Georgia Thomas, 26 vjeç, nga Swansea, Uellsi i Jugut, u angazhua në ‘aktivitet seksual’ me djalin 15-vjeçar në kujdesin e saj dhe i dërgoi atij një varg mesazhesh seksuale.
Shkëmbimet e mesazheve të saj me adoleshentin përfshinin dërgimin e ‘selfie’ të papërshtatshme ndërsa ajo i tha atij se e donte atë. Ajo u pezullua nga roli i saj si punonjëse sociale në qytetin e saj të lindjes, Swansea dhe më pas u shkarkua pas një hetimi për veprimet e saj.
Një zëdhënës i Social Care Wales tha: “Georgia Thomas u angazhua në aktivitet seksual dhe shkëmbeu mesazhe të natyrës seksuale me një 15-vjeçar në kujdesin e saj. Thomas i dërgoi të riut një foto të papërshtatshme të saj dhe i tha të riut se i donte. Përveç kësaj Thomas nuk e njoftoi menjëherë punëdhënësin e saj kur i riu kërcënoi vetë-dëmtimin dhe gënjeu punëdhënësin e saj për shkëmbimet e saj në mediat sociale me të riun. Si rezultat i akuzave, zonja Thomas u pezullua nga punëdhënësi i saj dhe më pas u pushua nga puna”.
Paneli disiplinor dëgjoi se shkeljet ndodhën në gusht deri në tetor 2018 ndërsa punonte si punonjëse e kujdesit për fëmijët për Grupin Athena në Swansea. Thomas nuk mori pjesë në seancën dëgjimore të mbajtur përmes Zoom, por paneli arriti në përfundimin se sjellja e saj ishte ‘e pandershme dhe i mungonte integriteti’ dhe aftësia e saj për të praktikuar ishte e dëmtuar.