U përplas nga makina, 22-vjeçari vdes pas 10 ditësh në spital

458

Një 22-vjeçar nga Elbasani ka ndërruar jetë në spital, pasi u përplas para 10 ditësh nga një automjet.

Shtetasi me iniciale B.T po udhëtonte me motor kur u përplas nga mjet tip Benz, i drejtuar nga 28 vjeçari, Erlind Pulaku, banues në lagjen “Kala”, Elbasan.

I riu prej ditësh ishte në gjendje të rëndë ai u transportua drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë nuk ia ka dalë.