Mos e hani mishin e pulës nëse i vëreni këto shenja.

486

Aktivistët në organizatën Compassion in World Farming kanë nisur një fushatë për të ndërgjegjësuar njerëzit në lidhje me një fenomen të quajtur vijat e bardha, që prek zakonisht pjesën e gjoksit të pulës, i cili përdoret masivisht për fileto.

Sipas një studimi të ndërmarrë në vitin 2013, i publikuar tek revista italiane Animal Science, vijat e bardha janë shenja të një çrregullimi muskulor që shfaqet përgjithësisht në pjesën e gjoksit të pulave.

Ky çrregullim, shton përmbajtjen dhjamore me 224 përqind dhe ul ndjeshëm përmbajtjen proteinike. Një tjetër studim i ndërmarrë në të njëjtin vit arriti në të njëjtin konkluzion.

Vijëzim normal, vijëzim i moderuar, vijëzim jashtë normave

Mund ti keni vënë re këto shenja tek filetot e pulës. Ky çrregullim shfaqet në formën e vijave gjatësore të bardha që shkojnë paralelisht me muskulin. Sipas një studimi të vitit 2016 nga Universiteti Arkansas dhe Texas AM, në SHBA, ky fenomen është përhapur shumë këto vitet e fundit, ku në 285 pula të testuara, 96 përqind e tyre i kishin këto vija të bardha.

Sipas ekspertëve, këto shenja formohen pasi fermerët u injektojnë pulave antibiotikë që të rriten sa më shpejtë. Ata theksojnë se nuk përbëjnë asnjë rrezik për shëndetin e njerëzve, megjithatë këto pula nuk i kanë vlerat ushqyese si pulat e rritura normalisht.