Ka një fotografi të njohur në Turqi, e marrë në dasmën e një prej futbollistëve më të mëdhenj të vendit, fituesi i kupës UEFA dhe lojtari që çoi skuadrën në gjysmëfinale të Kupës së Botës.
Në foto, është Hakan Sukur dhe pranë tij, janë dy “dëshmitarë”, presidenti aktual Recep Tayyip Erdogan dhe kleriku Fethullah Gulen. Një martesë supozohet të jetë një nga pikat më të rëndësishme në jetën e një njeriu, por nuk qe kështu për futbollistin e njohur Sukur.
Gruaja me të cilën u martua atëherë, ka ndërruar jetë, ndërsa babai i tij u burgos.Lojtari tani ndodhet në mërgim.
Nëse ai do të kthehet ndonjëherë në atdhe, ai do të përballet me akuzat për fyerjen e Presidentit dhe rebelim ndaj qeverisë. Burgimi i përjetshëm do të ishte i sigurtë. Madj Sukur rrezikon dënimin me vdekje, shkruan britanikja “Guardian”. Ai kurrë nuk do ta shohë babain e tij përsëri dhe bashkë me të ka humbur edhe vendin e tij.
Shumë futbollistë kanë pasur rënie në jetë, por asgjë nuk mund të krahasohet me historinë e Sukur, si për lartësitë që arriti, ashtu edhe për thellësitë që preku. Ai ishte një legjendë, “Demi” i Bosforit në një vend ku hanë, pinë dhe flenë futbollistët.
Ai ishte gjithashtu, golashënuesi rekord për Galatasaray dhe vendin e tij. Për Sukur kishin respekt të madh edhe tifozët e gjigantëve të tjerë turq, Fenerbahce dhe Besiktas.
Ai luajti 9 herë për Blackburn Rovers në sezonin 2002-03, duke shënuar dy herë. Fitoi famë në Kupën e Botës 2002, duke shënuar kundër Koresë së Jugut në kohën 10.8 sekonda në ndeshjen e play-off. Ishte goli më i shpejtë në një turne ndërkombëtar.
Pasi mbylli karrierën futbollistike në moshën 36 vjeçare, punoi si ekspert dhe më pas hyri në politikë. Sukur përfaqësonte AKP-në fetare dhe konservatore, partia në pushtet sot. Por papritmas, fotografia doli jashtë fokusit, dhe gjithçka që kishte arritur, u shumëzua me zero.
Martesa e tij përfundoi me divorc. Ish-gruaja, Esra humbi jetën në tërmetin e vitit 1999 që mori jetën e të paktën 17.000 njerëzve në Izmir dhe Stamboll.
Sukur ishte ekspert në TRT, kanali televiziv kombëtar. Ai ishte i ditur dhe shfaqej serioz, gjithmonë interesant dhe intrigues në komentet e tij. U martua përsëri dhe pati tre fëmijë. Qëndrimet e tij politike e bënë deputet për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia e Erdoganit. Por Sukur mbajti një lidhje të ngushtë me Gulenin, njeriun tjetër në fotografinë e dasmës.
Në vitin 2013, kur qeveria vendosi të mbyllte shkollat, tip qendra kursesh drejtuar nga lëvizja “Hizmet”, Sukur dha dorëheqjen nga partia qeverisëse dhe kaloi si deputet i pavarur.
Futbolli dukej shumë larg dhe në këtë kohë nisën problemet e para. Ai u ballafaqua me shumë polemika veçanërisht gjatë një audience universiteti.
“Unë jam shqiptar, si i tillë nuk jam një turk”, fjalë të rrezikshme në kohën më të mirë në një vend ku fjalët si “shqiptar” dhe “kurd” mund të shihen si kundër nacionalizmit mbizotërues.
Në 2016 Sukur u padit për fyerje ndaj presidentit në mediat sociale. Ndaj tij nisi një gjyq në mungesë në qershor. Sukur këmbënguli se nuk kishte për qëllim të fyente presidentin, por prokurorët thanë se postimet në Twitter, ishin të lidhura qartë me Erdogan.
Në muajin korrik ndodhi grushti i dështuar i shtetit.
Më shumë se 300 njerëz humbën jetën. Në muajt që pasuan, 120,000 persona humbën vendin e punës dhe 50,000 u arrestuan. Çdokush që kishte simpati ndaj Gulenit, ishte i dyshuar. Një urdhër arresti ishte lëshuar për Sukur në gusht.
Prokurorët në provincën Sakarya e akuzuan si pjestar të një grupi terrorist të armatosur, tha agjencia shtetërore Anadolu, duke iu referuar asaj që Ankaraja e quan organizata terroriste.
Sukuri kishte një shans të heqë dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij. Babai i Sukurit, Selmet, u kap në një xhami në Adapazari dhe u akuzua për mbështetjen financiare të grushtit të shtetit. Pasuritë e tyre u konfiskuan.
Sukur arriti të ikë në SHBA. Në qershor babai i tij u raportua se kishte vdekur nga kanceri pa rifituar lirinë.
Sukur mbetet në mërgim, i rrethuar nga kujtimet e karrierës së shkëlqyer të futbollit.
Por një njeri i ndjeshëm, i cili e humbi Turqinë kur ai luajti jashtë vendit, e gjen emrin e tij të zhdukur në vendin ku dikur kishte dalë në stadium dhe në rrugë, shkruan The Guardian.
Shkeputur nga lapsi.al