Frrok Çupi paralajmëron politikanen e njohur: Edhe sikur të bëhet mbretëreshë se heq dot…

246

Analisti Frrok Çupi ka komentuar fjalët e Vjosa Osmanit, ku tha se nuk nevojitet tra mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ai foli me gjuhë të ashpër duke thënë se edhe nëse osmani do të bëhej mbretëreshë nuk mund ta heqë dot atë tra.

“Minishengen është një marrëveshje paneuropiane, e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë dhe jo në parlamentin e Shqipërisë dhe erdhi Osmani për ta rrahur. Çështja e traut nuk është vënë në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Trau është vendosur brenda Shqipërisë. Osmani edhe po të bëhet mbretëreshë nuk e heq dot atë traun, s’ka nge njeri të merret me teoritë konspirative të Osmanit. Pa atë tra do të kishte rënë tuneli i Kalimashit, s’do të ishte Rruga e Kombit do t’i vinte radha që shqiptarët do të paguanin 10 fishin e 30 viteve. Janë disa të vërteta dhe disa të pavërteta”, tha Çupi.