Një tjetër humbje e madhe! Ndahet nga jeta profesori i njohur i Universitetit të Tiranës

126

Pedagogu i njohur Adem Mezini është ndarë nga jeta ditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë pedagogia e fakultetit të Historisë, Eva Hyskaj  me anë të një postimi në Facebook.

Kush ishte Mezini?

Mezini prej dhjetëra vitesh ka dhënë mësim në Fakultetin e Histori-Filologjik për studentët e Historisë dhe Gazetarisë.

Ai ishte një njohës shumë i mirë i historisë së Bashkimit Sovjetik dhe më pas Rusisë, për të cilët ka shkruar dhe shumë libra e artikuj.

Mezini kishte disa vite që ishte në pension, por edhe gjatë kësaj kohe ai ka vazhduar të mbajë kontaktet me ish-studentët dhe pedagogët e fakultetit.

Ikja e tij është një humbje për shkencën e historisë në Shqipëri