Po alarmon Europën! Mjeku Sulçebe tregon sa herë më infektues është mutacioni i shfaqur në Angli

231

Mjeku imunolog Genc Sulçebe tha se sipas të dhënave të deritanishme mutacioni i ri i koronavirusit që është shfaqur në Britaninë e Madhe nuk rrezikon të jetë më shumë vdekjeprurës.

Pjesë nga biseda

Sulçebe: Ngjitet 2 herë më shpejt se sa varianti aktual i koronavirusit. Dhe kjo është vënë re në strukturën qelizore. Po bëhen studimet më të thella për të parë nivelin e këtij mutacioni, se sa i rrezikshëm është.

Fevziu: Pse shtetet evropiane, përfshirë dhe Shqipërinë mbyllën kufijtë me Britaninë?

Sulçebe: Vetë kryeministri britanik komunikoi se kemi të bëjmë me një variacion të virusit i cili është i transmetueshëm pothuajse 2 herë më shpejt. Por thuhet që nuk është më tepër vdekjeprurës.

Fevziu: A e pengon vaksina këtë mutacion të ri, ose a është vaksina efikase kundrejt këtij virusi?

Sulçebe: Duhet të themi që është një proces i gjatë. Që të shohim efektin e vaksinës duhet të presim 6-7 muaj. Deri tani kështu thuhet, por duhen të priten studimet e mëtejshme. Atë do e tregojnë në laborator me personat të cilët janë infektuar. Është shumë herët të flasim për këtë gjë. Por nëse flasim në përgjithësi nga pikëpamja imuniatare duhet që vaksina ta luftojë dhe këtë mutacion.