Obama zbulon listën me këngët e preferuara.

344
Former U.S. President Barack Obama attends a discussion at the German Protestant Kirchentag in front of the Brandenburg Gate in Berlin, Germany, May 25, 2017. REUTERS/Fabrizio Bensch - UP1ED5P0QVFAH

Ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama zbuloi së fundmi në llogarinë e tij në Twitter, listën e këngëve që ai dhe partnerja e tij, Michelle Obama kanë dëgjuar gjatë kësaj vere.

Me verën që po ikën, këtu është një listë e këngëve që unë dhe Michelle kemi dëgjuar këtë periudhë. Disa këngë të reja, disa të vjetra, disa të shpejta, disa të lehta. Shpresoj ti shijoni, ka shkruar Obama bashkangjitur listës së këngëve ku shihje emra të artistëve si John Legend, Shawn Mendes, Camila Cabello, Drake apo Rihanna.