Eva Murati dakord me mendimin se disa vajza të ekranit janë dhe budallaqe.

602

E ftuar në barin e emisionit “Thumb” të Aulona Mustës dhe Fatma Haxhialiut ishte aktorja dhe moderatorja e njohur, Eva Murati. Përtej profesionit, ajo është cilësuar gjithnjë si një ndër vajzat më simpatike të ekranit. Dhe zakonisht, shoqëruar me këtë fakt vinë dhe paragjykimet.

Teksa Aulona e pyet për mendimin e saj mbi paragjykimin që vajzat e televizionit nuk janë dhe aq inteligjente, Eva është përgjigjur:

“Padyshim që ekziston dhe nuk mendoj që s’ka arsye pse të mos ekzistojë. Problemi është që paragjykimi ekziston gjithmonë për vajzat simpatike,jo vetëm për vajzat e televizionit, por çfarëdolloj profesioni që të kesh. Nëse je simpatike, je e barazvlefshme me… nuk dua ta them budallaqe, por jo dhe aq e zgjuar.

Unë padyshim e them që janë vajza që e meritojnë këtë gjë, sepse gjithsecili del në televizion për arsyet e veta të caktuara. Dikush e do kohën televizive me patjetër, sepse nuk ja mbush Instagrami atë egon e vet, kështu që patjetër i drejtohet televizionit.

Qoftë edhe jo në profilin e duhur, ndoshta nuk di të flasë fare për temën e caktuar, gjithsesi del vetëm për të bërë poza dhe për të sfiluar. Secili mendoj unë e gjen vetë atë vendin e vet dhe gjërat ndahen në mënyrën e duhur.”

Në rastet kur paragjykimi ka rënë mbi të, Eva tregon se thjesht është ndjerë e provokuar që t’i provojë të kundërtën.