“Cikloni po vjen nga Adriatiku”, meteorologia Adiola Bani zbardh detajet si do të ndryshojë moti sot dhe zonat që do goditen më shumë (Ndiqni LIVE si do lëviz stuhia)

55

Meteorologia Adiola Bani ka paralajmëruar sot se cikloni që pritet të godasë vendin tonë po vjen nga Adriatiku dhe po zhvillohet mes Italisë dhe Kroacisë.

Adiola Bani ka shpjeguar se cikloni do të na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24-orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.

“Kryeqyteti do t’i shijojë edhe pak këto orë pa reshje pasi presim që pas orës 3 pasdite të kemi ardhjen e një sistemi vranësirash të dendur që ka ardhur nga zonat veriperëndimore duke na sjellë reshje të pakta aktualisht, por duke ju afruar mesditës dhe pasdites do të kemi intensifikim të reshjeve fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë gjithë territorin shqiptar.

Sasitë më të konsiderueshme të reshjeve priten gjatë orëve të mbrëmjes, natës dhe gjatë ditës së hënë ku do të kemi reshje mesatare dhe lokalisht intensive këto dy ditë kryesisht në zonat veriore dhe në ato qendrore, kryesisht më pak reshje do të kemi në zonat jugore dhe kjo ndodh si pasojë e zhvillimit të një qendre ciklonare midis Italisë dhe Kroacisë duke na sjellë sasi të konsiderueshme të reshjeve gjatë këtij 24 orëshi në veri dhe zonat qendrore dhe më pak reshje në jug të vendit.

Sa i përket temperaturave s’do kemi ndryshime të mëdha. Këto ditë vlerat luhaten nga -1 në zonat malore dhe maksimumi parashikohet jo më shumë se 15 gradë celsius.

Këto dy ditë mbeten me reshje shiu në të gjithë territorin shqiptar, presim një përmirësim të përkohshëm mbrëmjen e së hënës dhe të martën do rikthehen reshjet dhe e gjithë java do të paraqitet me reshje”, tha Bani.

https://www.windy.com/-Rain-thunder-rain?rain,39.673,20.852,6