Arsimi në Lezhe në kaos e rrezik !
Sivjet ne te gjithe bashkine Lezhe jane regjistruar 8637 nxenes,nga 9633 nxenes qe ishin 1 vit me pare.
Shqetesuese dhe tejet alarmante eshte ulja e numrit te nxenesve me 1000 nxenes me pak se nje vit me pare.
Edhe me shqetesuese dhe problematike eshte fakti se ne 14 shkolla te bashkise Lezhe mesimi do te zhvillohet me dy turne.
Ne dy shkollat e mesme te bashkuara ne Balldre dhe Shenkolle nxenesit dhe prinderit jane te shqetesuar per kete fakt.
Nxenesit nga fshatrat Torovice, Kolajakaj dhe Shkemb i Kuq, duke qene turni i dyte kane veshtiresi transporti nga shtepia per ne shkollen e Balldrenit.
E njejta situate eshte edhe per nxenesit e turnit te dyte te shkolles se mesme Llesh Nik Daka ne Shenkolle te cileve u duhet te levizin nga fshatrat e kesaj njesie administrative, drejt Shenkollit.
Qeveria i ka kaluar nxenesit ne turnin e dyte por nuk ka siguruar transportin per ta!
Sigurimi i transportit nuk eshte dicka e veshtire dhe e pamundur .
Por kjo qeveri eshte kaotike, pa plan, pa aftesi menaxhuese dhe me kete paaftesi, rrezikon tu mohoje aksesin e nxenesve ne arsim.
Si deputete e qarkut Lezhe i drejtoj nje thirrje qeverise, Ministrise se Arsimit ,Drejtorise Arsimore Lezhe, te marrin masa te menjehershme dhe urgjente,per te mundesuar transportin per nxenesit e njesise administrative te Balldrenit dhe Shenkollit te cilet zhvillojne mesim ne turnin e dyte.
Urgjente dhe problematike shfaqet situata edhe ne fshatrat e thella te Mirdites dhe Kurbinit ,ku transporti i nxenesve eshte edhe me i veshtire dhe i pamundur pershkak te largesise dhe ne veçanti me fillimin e reshjeve dhe uljes se temperaturave.
Nga Lindita Metaliaj deputete e PD qarku Lezhë
