Drejtësia e re në duart e femrave. Elizabeta Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës

509

Elizabeta Imeraj është bërë e njohur për publikun në seancën e komisionit parlamentar të drejtësisë kur kërkoi autorizimin për arrestimin e ish ministrit Tahiri, por në 14 vite si prokurore ajo ka hetuar disa nga çështjet më delikate të këtyre viteve.

Vlen të përmendet çështja e imamëve fondamentalistë apo dhe ajo kundër bandës “Shullazi”.

Imeraj pasi ka mbaruar me rezultate të shkëlqyera magjistraturën është emëruar për pak kohë në Prokurorine e rrethit gjyqësor Shkodër dhe prej 14 vitesh vijon punën në Prokurorinë e Krimeve te Rënda shkalla e Parë.

Është doktoruar në UET dhe njihet për një sërë punimesh në fushën e saj në media profesionale ndërkombetare. Njihet si prokurore mjaft rigoroze dhe e pakorruptuar. Ka kryer disa specializime dhe marrë pjesë në simpoziume ndërkombëtare kryesisht në SHBA.

Është e martuar dhe nënë e dy fëmijëve. Kjo lëvizje e Arta Markut për vetë profilin dhe integritetin e lartë te prokurores Imeraj duket përzgjedhje e goditur!

Arta Marku e komandoi zonjën Imeraj në krye të Prokurorisë së Tiranës, pas vakancës së krijuar nga shkarkimi i kryeprokurorit Dritan Rreshka nga KKP.