Aromat e pakëndshme përforcojnë kujtesën.

338

Në këtë përfundim ka arritur një studim i realizuar nga një ekip kërkuesish në Universitetin e New York të cilët shpjegojnë se nëse arrini ti mbani të freskëta kujtimet atëherë edhe kjo çështje ka të bëjë me nuhatjen e madje me erërat e pakëndshme.

Eksperimenti është kryer tek fëmijët nga mosha 13 vjeç deri tek të rinjtë 25 vjeçar. Studiuesit e nisën një kërkim të tillë duke nisur nga eksperimenti i qenit të Pavlov.

Kujtojmë se shkencëtari rus vuri re se qeni i tij kishte përgjigje të kushtëzuara ndaj stimujve të përcaktuar. Pjesëmarrësve në studim iu treguan disa mostra teksa mbante një olfaktimetër, që mat nuhatjen.

Teksa shfaqeshin imazhet në ajër ndiheshin edhe erëra të pakëndshme si për shembull era e peshkut apo e një ushqimi të kalbur. Në një situatë të tillë shkencëtarët e konsideruan djersitjen nga duart si një indeks të ngacmimeve cerebrale, një teknikë kërkimore e përdorur për të krijuar një lidhje negative siç ishte në këtë rast era e keqe.

Të nesërmen studiuesit testuan kujtesën e pjesëmarrësve. U pa se ata që kishin më shumë reagim në momentin që nuhasnin një erë të pakëndshme kishin treguar se kishin një memorie më të fortë pas 24 orësh.