Pas fotove në pushime, Ledina Çelo surprizon e mbuluar me shami (Foto)

354

Ledina Çelo është një nga këngëtaret që prej vitesh i mungon skenës shqiptare, por prezenca e saj në rrjete sociale gjithmonë tërheq vëmendje.

Së fundmi u komentuan shumë fotot e saj nga pushimet ku Ledina shfaqej si gjithnjë në super formë. Në bikini duhet thënë se këngëtarja nuk e tregonte aspak moshën e saj të vërtetë që është tek të 40.

Mirëpo në ditën e djeshme për urimin e festës së Kurban Bajramit Ledina i surprizoi të gjithë duke postuar dy foto ku shfaqet e mbuluar me shami në xhaminë Sheikh Zayed që ndodhet në Abu Dhabi. Bashkë me Ledinën shfaqet edhe vajza e saj.