Albano Bogdo prezanton vajzën e zemrës.

438

Aktori i humorit Albano Bogdo po përjeton një histori dashurie. Ai ka publikuar së fundmi në rrjetin social Instagram një foto ku shihet shumë pranë një bjondjeje të qeshur. “Dashuria e jetës sime” ka shkruar ai krahas fotografisë.

E teksa nuk dihet ende se kush është vajza në fjalë, kujtojmë se Albano rrëfeu vitin e kaluar luftën e tij me ankthin dhe depresionin, që e çuan në konsumimin e pijeve alkoolike dhe më pas në ndarjen nga e fejuara.

Por, sikurse duket, aktori tashmë e ka rigjetur dhe nuk ka më ndërmend t’i largohet dashurisë.