Pas zjarreve, Kalimashi përfshihet nga stuhi breshëri

239

Pas dy javësh në luftë me zjarret, kanë nisur reshjet e shiut në Veri të Shqipërisë. Këto reshje kanë ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Reshjet dendura të breshrit kanë përfshirë zonën pranë Tunelit të Kalimashit, ku u regjistrua dhe një nga vatrat e zjarrit më të mëdha në vend.

Breshëri ka shkaktuar kaos në lëvizjen e makinave në Rrugën e Kombit, të cilat janë ndalur plotësisht, deri në kalimin e stuhisë.