A janë më të lumtur beqarët apo të martuarit?

299

Të martuarit kanë shumë arsye për të qenë të lumtur: i ndajnë shpenzimet financiare, mund të jetojnë pa frikën se do të vdesin në vetmi dhe mund të shpenzojnë kohë me çifte tjera të martuara

Por, ka edhe një arsye tjetër se përse të martuarit ndihen mirë për vetveten

Sipas një studimi të ri, individët të cilët janë të martuar kanë mirëqenie më të mirë dhe janë të kënaqur më shumë në jetë

Në letrën e publikuar në ‘Journal of Happiness Studies’, hulumtuesit kanë marrë të dhëna nga dy anketime të Mbretërisë së Bashkuar për t’i ekzaminuar përfitimet e martesës

Pas ekzaminimit të tërësishëm të të dhënave, shkencëtarët kishin zbuluar se martesa në mënyrë drastike ndikon në rritjen e kënaqësisë në jetë, e veçanërisht tek ata që i afrohen moshës së mesme

Edhe miqësia mes të martuarve është çelës për një jetë të gjatë e të mbushur me lumturi.