Pasardhësja e vëllezërve Frashëri: Në emrin e tyre nderohen njerëz kot.

463

Redi vendosi tre vite me pare te qëndronte ne Shqipëri e te mos zgjidhte Amerikën si familja e saj qe pa aty mundesinë e nje jete me te mire. Ajo është personi i fundit i familjes Frasheri qe nder vite janë nderuar per veprimtarinë e madhe historike te Abdylit Samiut dhe Naim Frasherit.

Kete dokument qe keni ne shtëpi kush e ka shkruar?

Kete e ka shkruar gjyshi im Mehmeti, ai mundohej t’na informonte sa me shume rreth historisë se familjes por ne duke qene se ishim te vegjël atëherë nuk i kushtonim rendësi.

A ndodhin abuzime me mbiemrin tuaj?

Po, nderohen dhe marrin çmime persona qe nuk jane te familjes. Familja ime është vlerësuar ne Izrael duke qene se vëllezërit Frasheri kane shpëtuar familje hebreje gjate luftës se dyte botërore, dhe jane dekoruar ne murin e shenjte dhe jane shkruar emrat me germante arta.

Te ka shoqëruar gjithe jeten mbiemri cilin kujton si episodin me te bukur.

Ne 8 vjecare mësuesi im i historisë përpara gjithë shkollës ne 100 vjetorin e Naim Frasherit mori mikrofonin dhe i tha te gjithëve “Ne mesin tuaj keni nje pjestare te familjes se vëllezërve Frasheri”

Redi a e keni vizituar stadiumin qe mban emrin e Samiut?

Jo, me familjen bem plan ta vizitonim këtë vere por per shkak te pandemisë nuk mundem.



Burimi: Top Channel