Ndërron jetë nga Covid-19 ish-ministrja e Bujqësisë për 14 vite

330

Ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare si pasojë e koronavirusit, ish-Ministrja e Bujqësisë gjatë regjimit komunist, Themie Thomai. Mësohet se Thomai humbi jetën nga komplikacionet që pësoi pasi u prek nga virusi.

Thomai ka drejtuar një nga ministritë më të rëndësishme gjatë periudhës komuniste, nga viti 1975 deri në 1989, duke u bërë ministrja më jetëgjatë e bujqësisë në Shqipëri.

Po ashtu Thomai ka qenë përveç roleve të mëparshme në bujqësi edhe anëtare e Komitetit Qendror të PPSH-së.