Vezë drejt Kryeministrisë, studentët të prerë: Jo dialog/FOTO

454

Studentët kanë përshkallëzuar protestën e tyre në lidhje me 8 kërkesat e vendosura ndaj qeverisë për Arsimin e Lartë.

Pas bllokimit të akseve rrugore, një pjesë e studentëve e kanë zhvendosur protestën tek Kryeministria.

Ata kanë hedhur në drejtim të godinës së Kryeminsitrisë vezë duke u shprehur të revoltuar në lidhje me mosreagimin e qeverisë për kërkesat e tyre.

Nderkohë në menyre sibolike ata kanë shkruar me miell para Kryeministrise: “Jo Dialog”.

Studentët janë në ditën e pesëmbëdhjetë të protestës, ndërsa vijojnë të këmbëngulin se nuk do të ketë dialog me kryeministrin Rama në lidhje me kërkesat.