Policia arreston anëtarët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

364

Anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit janë ndaluar gjatë mbrëmjes nga Policia e Tiranës, për tu shoqëruar më pas në komisariatin nr. 1.

Ata janë ndaluar ndërsa po protestonin duke kërkuar drejtësi për Klodian Rashën. Mësohet se të ndaluarit janë Ergys Mërtiri, Donad Martini, Titi Serjani, Gentian Hasani. Avokati Adriatik Lapaj deklaron se në komisariat nuk është lejuar të vizitojë të ndaluarit si avokat.

“Te Komisariati Nr. 1 kanë shoqëruar Ergys Mertiri, Titi Seranaj, Donald Martini dhe Gentjan Hasani aktivist të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. I kanë marrë në pedonale. Ka dëshmitar okular që janë gjuajtur brenda në Komisariat (2 prej tyre) dhe kanë dëmtime në fytyrë. As ne si avokat nuk po na lejojnë të hyjmë. Jam në pritje të hyrjes në komisariat”, tha Adriatik Lapaj.