Vendimi / 5 orë debat të enjten në Kuvend për shkarkimin e Presidentit

336

Pesë orë debat pritet të zhvillohen në seancën e të enjtes me qëllim shkarkimin e presidentit Meta.

Vendimi është marrë këtë të martë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve.

Mësohet se debate do të ndahet në mënyrë proporcionale mes grupeve parlamentare ku koha me e gjatë do t’i takojë Partisë Socialiste.

Në seancë mazhoranca do të ketë në dispozicion 170 minuta ndërsa 130 minuta do të jenë për grupin demokrat të opozitës. Kurse pjesa e mbetur do I takojë deputetëve të pavarur.