“Kur me arkivolin e babait tënd…”/ Alket Hyseni përplaset me Hajdarin: Mos më thuaj mua rrugaç, jemi njerëz të nderuar

326

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari është përplasur ashpër me deputetin Alket Hyseni në emisionin OPEN në Top Channel.

Hyseni i quajti protestuesit që kryejnë akte dhunë si rrugeçër dhe bastardë, ndërsa Hajdari tha se bastardët janë në politikë dhe jo në rrugë.

Më pas Hyseni i kujtoi Hajdarit vdekjen e babait të saj dhe kjo shkaktoi acarimin e debatit

Pjesë nga debati

Alket Hyseni:  Ke qënë e vogël, ndoshta nuk e mban mend kur me arkivolin e babait tënd e përdorinin për politikë.

Rudina Hajdari: Mos më përmend kështu gjërash mua. T’ju vijë turp që përmëndi kështu gjëra. Ju që etiketoni protestuesit ashtu jeni rrugaç!

Alket Hyseni: Mos më thuaj mua rrugaç, jemi njerëz të nderuar. Kërko ndjesë

Rudina Hajdari: Është mirë kjo që po ndodh se shqiptarët të mësojnë se për kë kanë votuar