U ekzekutua sapo doli nga makina, 51-vjeçari kishte ardhur për festa tek e ëma në Rrëshen

276

Policia e Lezhes ende nuk ka ende asnje te arrestuar per vrasjen e 51-vjeçarit Anton Keli mbremjen e së martës ne Rreshen, ndërsa nje operacion i gjere policor po kryhet ne disa zona te Mirdites.

Kontrolle u kryen ne disa lagje te qytetit dhe fshatra perreth, por pa mundur te bie ne gjurmet te dyshuara.

Burime policore thane per Vizion Plus se policia po heton ne disa pista, pasi viktima nuk njihej si person problematik. Megjithatë, pista kryesore e hetimet mbetet hakmarrja. Ai ishte i afërm i Armando (Tonin) Gjinit i cili u ekzekutua në 2019 në qendër të Rrëshenit, si dhe i Preng Gjnit.

Viktima u ekzekutua me arme zjarri pasi zbriti nga makina e tij. Ai ka ecur në kembe rreth 40 metra, duke kerkuar ndihme prane nje biznesi aty prane.

Viktima jetonte jashte shteti me bashkeshorten dhe femijet dhe kishte ardhur ne prag festash teke ema qe jeton ne Rreshen.