“Katastrofa është gati”, Frrok Çupi zbulon çfarë po përgatisin 2 politikanët e njohur shqiptarë dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm: Nëse ata sulmojnë Tiranën në…

113

Analisti Frrok Çupi teksa ka komentuar vizitën 3-ditore të Presidentes Vjosa Osmani në Tiranë, ka dalë me një paralajmërim të frikshëm për në 25 prill.

Çupi paralajmëron se nëse shqiptarët e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani do të sulmojnë Shqipërinë në 25 prill, atëherë katastrofa e shqiptarëve në Ballkan bëhet gati.

Komenti i plotë:

Pse na vijnë rrotull majtistët e Kosovës?!

Ka një gjë, patjetër, aty ku njerëz të të njëjtit lloj vijnë e shkojnë pa pushim. Gjëja e fundit pse ‘fluturojnë’ mbi ne majtistët e Kosovës, janë zgjedhjet që po vijnë.

E fundit ishte Vjosa Osmani. Emri e çon në një lumë të Jugut të vendit, ndërsa origjinën e hershme e ka nga Shkodra. Pra nuk ka asnjë të dhënë etnografike që të marrë udhët drejt Jugut për të përçarë vendin e dëshiruar, Shqipërinë. Vizita tre- ditore ‘si te daja’ e presidentes në detyrë e Kosovës, krijoi bezdinë më të madhe në këtë vend, vend që e ka krijuar të paktën stabilitetin mes krahinave dhe besimeve fetare. Bezdia tashmë nuk ka lidhje aq shumë me ‘Kosovën’, as me ‘Vjosën’, por me majtizmin ekstrem të kompanisë Vjosa. Kjo, si presidente është në fakt fytyra e Albin Kurtit, një kryeministër që nuk i mbushi as 100 ditë. Albini është i shpallur si majtist ekstrem, revolucionar, che-gevarist, i rritur nën hijen e Adem Demaçit dhe në urgjet serbe. Vetë Albini, pasurinë më të madhe ka turrin e kamikazit dhe anti- amerikanizmin.

Vjosa, si politikane e re, e vetëkënaqur dhe fluturake si në organizatat e rinisë komuniste, është mbështjellë me pelerinën e Ibrahim Rugovës, por në fakt është persekutorja e tribunit të shtetit të Kosovës. Edhe pse anëtare në Partinë e Rugovës, si martire do të binte vetëm për Albin Kurtin. Gjithë fryma që i mbështjell të dy mban aromë sllavizëm; në lëkurën e tyre duket se nuk prek era perëndimore. Vjosa, që si presidente i ra ‘bixha’, udhëtoi drejt Tiranës për një ndenje tre ditore, ku për 72 orë nuk përmendi asnjë herë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, sikur lirinë ta kishin sjellë lejlekët nga Moska dhe Beogradi. Në çdo orë të ndenjës u duk se mbante në dorë kacavidën për të gjetur vrimën ku mund ta përçante kombin shqiptar mes Kosovës dhe Shqipërisë; dhe përçarjen brenda Shqipërisë mes jugut e veriut.

Majtistët e këtij lloji, ekstremë dhe jashtë kohës, e kanë në kurmin e tyre suksesin përmes përçarjes.

Po pse vijnë kaq shpesh këta në Tiranë?

Prej dy vjetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka ngritur një degë në Tiranë, degë që bëhet ‘pemë’ sa herë paralajmërohet ndonjë grindje, ndonjë terror, ndonjë shkatërrim a ndonjë pisllëk tjetër nga ish- pushteti. Është rasti i vetëm në botën e qytetëruar, i këtij shekulli, që një shtet themelon partinë  e vet në shtetin tjetër. Hera e fundit kur Vetëvendosja e Kurtit i hyri qytetit për shkatërrim në Tiranë ishte protesta alias ‘Klodian’. Më parë ishin ngulur te Tetari. Edhe atje me kacavidë në dorë, si Vjosa, mike e Kurtit.

Edhe Kurti kur mbërriti në Tiranë si kryeministër, bëri gjestet e rebelit ndaj qeverisë shqiptare, aq sa krijoji shanse për një media skoop-ioze që të gjejë vrima ku të fusë tehun e përçarjeve mes Kosovës dhe Shqipërisë. Si majtistë ekstrem, këta të Kosovës janë me agresivët që kanë mbetur në Ballkan. Këta gjithnjë e dinë veten ‘opozitë’ edhe sikur president a kryeministër të jenë. Është kjo shenja se ata bëjnë punën e  dikujt dhe i japin llogari dikujt si po e bënë punën e ‘opozitës’ në Tiranë. Gjithnjë janë ‘numër 2’. Kësaj here vjen në pyetje interesi sllav, Rus dhe Serb.

Fluturimi i Vjosës drejt Tiranës duke shkelur edhe projektet amerikane mbi rajonin, ka lidhje me një foshnjëri politike entuziaste. Albini dhe Vjosa, me siguri, mendojnë se me rënien e presidentit Trump në Shtetet e Bashkuara ra djathtizmi, se me këtë rast hapet rruga e majtizmit të tyre të skajshëm në rajon. Zonja Osmani u ndie mirë me liderët tiranas që ose kishin luftuar kundër UÇK, ose kishin bashkëpunuar me agjenturat e Serbisë, ose kishin mbledhur informacione kundër luftërave të lirisë në Kosovë e në Shqipëri, ose kishin djegur vendin dy a tre herë.

Majtistët e Kosovës po bëhen gati për zgjedhjet tona të 25 prillit, me sa kuptova prej zjarrit të Vjosës. Atë ditë mund të kemi këtu luftëtarët që do të ‘marrin hak’ për xhaxhanë që u vra nga regjimi i diktaturës komuniste, sikur asnjë shqiptar tjetër nuk e ishte pësuar nga ajo diktaurë. Me siguri, operacioni i luftës në Tiranë do të kodohet ‘Sulejmani i Vjosës’, dhe do të synojë hakmarrjen për viktimën nga Kosova. Por jo realisht për viktimat e para 75 vjetëve, më shumë mund të hakmerren për ‘viktimat’ që do të krijojë Drejtësia mes liderëve të pushtetit të vjetër të Tiranës.

Ku janë sot luftëtarët rreth Vjosës dhe Albinit?

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, në vitin 2019 lajmëroi se ‘u detyrova të shtyj zgjedhjet nga frika e luftëtarëve të bërë gati në Kosovë’. Trazirat e Tiranës me molotov e armë të tjera,  sipas presidentit kanë lidhje me ekstremistët e Kosovës. Edhe në grushtin e shtetit 1998 ata u shfaqen në Tiranë, Por edhe në Vlorë, gjatë sulmit të shtetit mbi popullsinë, u shfaqën luftëtarë të FARK të Bukoshit- ish kryeministër në ekzil. LDK e Vjosës ka ende fondet e tre përqindëshit të qeverisë në Ekzil, ka edhe përkrahjen politike sllave. Nëse këta sulmojnë Tiranën përgjatë zgjedhjeve të 25 prillit, atëherë katastrofa e shqiptarëve në Ballkan bëhet gati.

Thua se për këtë arsye udhëtojnë ‘me natë e me ditë’ majtistët drejt Tiranës?!